Ambasadori austriak: Kultivimi i drogës problem në disa zona, BE po monitoron

Fenomeni i kultivimit të drogës në Shqipëri po ndiqet me vëmendje nga bashkimi Evropian. Kjo ishte deklarata e dhënë nga ambasadori austriak gjatë një vizite që bëri në qytetin e Kukësit. Ai theksoi se kultivimi është problem në disa zona të Shqipërisë. SIpas ambasadorit, BE po bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme dhe misionin italian.

“Ky fenomen nuk është problem vetëm për Kukësin, por kultivimi i drogës është problem në disa zona të vendit. BE po e ndjek nga afër ketë fenomen. Bashkimi Europian po bashkëpunon me MPB dhe misionin italian”, u shpreh ambasadori austriak./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU