Ambasada e SHBA sqaron vizitën e senatorëve pasi u takuan me Metën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zbardhur  vizitën e katër seantorëve amerikanë në Tiranë dhe takimin e tyre me Presidentin e vendit, Ilir Meta.

Në deklaratë thuhet se katër senatorët vizituan Shqipërinë për të biseduar me autoritet vendase mbi çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

2 KOMENTE

  1. Po kryetaren e partis Iraniane (te opozites),pse nuk e permendin?Nga opozita takuan,nje asnje,ndersa presidenti,nuk ka fare lidhje me reformat,aq me pak ,me reformen ne drejtesi.Pra njoftimi I ambasades,qenka nje bllof!!!

  2. Ne fAKT Ambasada nuk ka bere asnje skjarim,per viziten e seenatoreve.Kete boshllek,duhej vete kjo gazete e nderuar,ta plotesonte,ndofta me nje artikull tjeter ,plotesues.Faleminderit,per mirekuptimin.

PËRGJIGJU