AMA rikthen transmetimet analoge, 4 muaj kohë për t’u pajisur me dekodera

AMA shtyn me 4 muaj kohë fikjen e transmetimeve analoge, pas problemeve të krijuara, pasi qytetarët u gjetën të papërgatitur.

Një ditë pas fikjes së antenave të transmetimeve analoge, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të rikthejë këtë sinjal, edhe për 4 muaj.

Vendimi i AMA-s për rikthimin e teknologjisë analoge ka ardhur pas një sërë ankesash nga qindra qytetarë.

Kreu i Autoriteti i Mediave Audiovizive, Gentian Sala, ka bërë me dije se rikthimi i transmetimeve analoge do të bëhet deri më 15 janar, kur do të fiken për herë të dytë, e kësaj here përgjithmonë.

Kreu i AMA-s, Gentian Sala deklaroi sot se “Kemi vendosur ridezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për tu pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. ne kemi detyrim për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numërime” deklaroi ai.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU