“Alo, policia, duan të më vrasin”, telefonata e Nelgert Patës 3 ditë para ekzekutimit

Tre ditë përpara se të ekzekutohej me 30 plumba në Fier, Nelgert Pata i kishte shpëtuar një tjetër atentati, në Tiranë.

Kjo besohet se është edhe arsyeja pse ai kishte ikur nga kryeqyteti për t’u fshehur në Fier.

Vendngjarja
Vendngjarja

Televizioni Klan mësoi se më 17 Nëntor, ai kishte parë disa persona të dyshimtë, teksa po qëndronte në një lokal në Rrugën e Kavajës, pikërisht në vendin ku u plagos më 21 Gusht të këtij viti.

Ka bërë një telefonatë në polici, por më pas është zhdukur, duke lënë në mjegull gjithçka. Forcat e rendit kanë verifikuar telefonatën, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

papa-634x460

Kjo ishte tentativa e tretë për ta eleminuar atë.

Burime të Televizionit Klan konfirmuan se një tjetër tentativë ka ndodhur disa javë më parë në Fier. Sipas të njëjtave burime, ai është ndjekur nga disa persona, por ndaj tij nuk është qëlluar.

atentati-634x460

Edhe për këtë rast, ai ka vënë në dijeni Policinë e Fierit. Por ai nuk është paraqitur asnjëherë vetë në polici për të kërkuar mbrojtje. Tentativa e parë për ta vrarë atë ishte ajo e 21 Gushtit, pranë Parkut të Autobusëve, ku mbeti i pagosur.

Nelgert Pata
Nelgert Pata

NGJARJA

Makina ku viktima Nelgert Pata po udhëtonte në vend të parë si pasagjer ndodhej në vendin e quajtur “Qenas”, lagje në periferi të qytetit të Fierit, kur është qëlluar me breshëri automatike. Në timon rezulton të ketë qenë miku i tij, Ari Halinani.

Policia nuk ka të dhëna se për ku ishin nisur dhe pse Pata ndodhej në një automjet të tillë. Kjo pasi për shkak të precedentëve dhe ngjarjeve të ndodhura së fundmi (pak kohë më parë iu bë një tjetër atentat në Tiranë) 34-vjeçari tepelenas lëvizte vetëm me mjete të blinduara, raporton “Panorama”.

Nga verifikimi i targës së mjetit rezulton se është në pronësi të një shtetasi me inicialet K.K. Por ka dyshime se targa është false dhe nuk i korrespondon mjetit të shënjestruar dje. Ngjarja ka ndodhur në sy të dhjetëra kalimtarëve e personave që kanë biznese aty rrotull.

Ata janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa sipas të dhënave do të kërkohen kamera të mundshme sigurie, të cilat mund të ndihmojnë hetimin dhe identifikimin e autorëve.

Këta të fundit janë larguar me shpejtësi, pasi kanë konstatuar se shënjestra e tyre kishte ndërruar jetë dhe rreth 7 km larg vendit të ngjarjes, në Zhupan, kanë djegur “Benz”-in me të cilin kanë lëvizur.

Në mjet u gjetën edhe dy armë automatike, me të cilat dyshohet të jetë qëlluar viktima. Sipas burimeve të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja. Viktima ka marrë disa plumba në trup dhe kokë çka i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gëzhojat janë dërguar në laborator për të verifikuar nëse është qëlluar me njërën armë, apo me të dyja dhe nëse me të njëjtat armë janë kryer krime të mëparshme.

Policia po heton në disa pista, por dyshimi kryesor është hakmarrja pas disa ngjarjeve e atentateve me viktima e të plagosur që kanë ndodhur në Tiranë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU