Allegri e thotë qartë: Dybala-s i bëri keq krahasimi me Messin

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka pohuar se Paulo Dybalas i ka bërë keq krahasimi që i bënë me yllin argjentinas, Lionel Messin. Së fundmi sulmuesi argjentinas është duke u mbajtur në stolin e rezervave nga Allegri, transmeton Express.

“Krahasimi që ia bënë më herët këtë sezon ishte i dëmshëm për të”, ka thënë Allegri në konferencën për media. “Fatmirësisht, ai është djalosh i mençur dhe e ka kuptuar këtë. Nuk mund ta krahasosh atë me të shenjtët e futbollit.

Ata dy [Ronaldo dhe Messi] i kanë fituar 10 Topa të Artë mes vete, dhe Neymar është pranë nivelit të tyre. Paulo është ndryshe nga të tjerët, por këto krahasime e kanë dëmtuar.

Nuk mund t’i bësh ato, sepse ai është 24-vjeçar dhe të tjerët i kanë fituar 10 topa të Artë”, ka shpjeguar ai. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU