Alkooli, më i rrezikshëm se ç’ mendohej/ Shkaktar i drejtpërdrejtë i tumoreve

Një studim i fundit zbuloi atë që ne kurrë nuk do të donim ta dëgjonim: pohimin edhe pse të moderuar të faktit që alkooli është shkaktari i drejtpërdrejtë i tumoreve në pjesë të ndryshme të trupit.

Një studim i fundit zbuloi atë që ne kurrë nuk do të donim ta dëgjonim: pohimin edhe pse të moderuar të faktit që alkooli është shkaktari i drejtpërdrejtë i tumoreve në pjesë të ndryshme të trupit.

Studimi u krye nga profesoresha Jennie Connor e departamentit të “Mjekësisë Parandaluese dhe Sociale” të universitetit “Otago” në Zelandën e Re, i cili solli shumë reagime brenda komunitetit shkencor.

Sipas studimit, të paktën 6% e të vdekurve nga kanceri në botë kanë ardhur nga përdorimi i alkoolit.

Në kërkim janë përfshirë edhe ata individë, të cilët nuk pinë në sasi të mëdha, por janë përdorues të ndonjë gote, herë pas herë.

Në veçanti, përdorimi i pijeve alkoolike lidhet me tumore që shfaqen në zona të përcaktuara të trupit si psh në mëlçi, zorrën e trashë, ezofag dhe gjoks. Në çdo rast, alkooli është një faktor jo plotësisht i parëndësishëm në patologji të tjera, si psh tumori në lëkurë, në pankreas dhe prostatë.

unspecified-136

Por si mundet alkooli të bëjë që një person të sëmuret me kancer?

Me sa duket fenomeni ka të bëjë me prodhimin e aketaldeide-s, lëng pa ngjyrë kancerogjen që në pështymë arrin nivele të larta për shkak të përdorimin të alkoolit.

Sa i përket kancerit të gjirit, studiuesja u bazua edhe te të dhënat e “The Million Women Study” të universitetit të Oxford-it, sipas të cilit mes grave që pinë nga 70 deri në 140 gramë alkool në javë, ka një rritje prej 13% të probabilitetit për t’u prekur nga tumori dhe 5% më shumë krahasuar me ato që konsumojnë vetëm 20 gramë alkool çdo 7 ditë.

Një tjetër pikë thelbësore e studimit është zbulimi se sasia e alkoolit të përdorur nuk ndikon edhe aq shumë.

Rrezik përbën vetë konsumimi i alkoolit. Për shembull, sa i përket kancerit në gojë, ezofag, gjoks dhe fyt, sasia e alkoolit të gëlltitur gjatë viteve nuk ka shumë rëndësi. Ndërkohë që nis të ketë një efekt më të madh për atë që ka lidhje me tumorin në mëlçi, zorrën e trashë dhe laring. /Telegrafi/

Portrait of sad frustrated young businessman resting his chin on a table while looking at the glass of alcohol in his hand. Selective focus on the glass.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU