Ali Ahmeti tërheq ministrat, qeveria maqedone në krizë

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit ka njoftuar se do të tërheqë ministrat e tij nga qeveria maqedone. Lajmin e ka bërë të ditur ditur vetë BDI, përmes një njoftimi për shtyp.

Ja teksti i njoftimit të BDI-së:

“Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë.

Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutare dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion e gjërë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU