Ali Ahmeti negocion në Greqi për emrin e Maqedonisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar këtë të premte në Athinë me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, me të cilin ka biseduar lidhur me marrëdhëniet greko-maqedonase, por edhe për një sërë çështjesh të karakterit rajonal. Ahmeti tha se faktori shqiptar në Maqedoni inkurajon bisedimet midis dy vendeve për gjetjen e një emëruesi të përbashkët për çështjen e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ngërç ky që mban Maqedoninë të bllokuar në proceset integruese euroatlantike.

Sipas Ahmetit, tashmë ka ardhur koha që të dy vendet të gjejnë një zgjidhje për emrin dhe t’i hapet menjëherë rrugë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, një proces që siç dihet është bllokuar prej Greqisë deri në zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Edhe Athina zyrtare shprehet e vendosur në kërkimin e një rrugë për çështjen e emrit të Maqedonisë me përkufizim gjeografik. Athina është investitori i parë në Maqedoni dhe të dy vendet kanë një vëllim të madh shkëmbimesh tregtare midis tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU