Nga Laura Musa/
Thonë se dashuria nuk ka arsye. Dhe kështu mund të jetë gjithmonë, por me ndonjë përjashtim që duket se ekziston vetëm për të përforcuar rregullin. Dashuria për kafshët shtëpiake, shpesh bëhet gati-gati humane. Por ka diçka të rëndësishme që ndodh edhe që e refuzon atë dashuri. Dhe ky është shëndeti. Një nga format më të përhapura të prekjes së tij nga prania e kafshëve shtëpiake në jetën tonë është alergjia që ato na shkaktojnë.
Ka shumë raste të raportuara që njerëz që duan shumë të kenë në shtëpinë e tyre një mik të tillë, zhvillojnë reaksione alergjike dhe shpesh duhet të zgjedhin midis mikut të tyre dhe bezdisjes së përditshme nga alergjia. Në shumë raste ajo është gjenetike që do të thotë se nëse prinderit tuaj kanë alergji, atëherë me shumë gjasa ju do të keni të njëjtin problem si ata. Fatmirësisht ka disa opsione për të tillë njerëz.
Në kundërshtim me atë që besohet, alergjia nuk shkaktohet vetëm nga qimet e kafshëve. Reaksionet alergjike janë një përgjigje që mund të vijë edhe si pasojë e pështymës, urinës, lëkurës së vdekur të tyre. Simptomat më të zakonshme janë skuqje e lekurës, rrufë, shenja të astmës.
Disa njerëz mund të jenë alergjik ndaj vetëm një qeni/maceje te veçantë, ndërsa të tjerët mund të kenë reagime të disa kafshëve shtëpiake ose nga të gjitha kafshët. Nëse alergjitë nga kafshët janë te rënda, ju nuk mund të bashkëjetoni me një kafshë. Dhe me dhembje, por do t’ju duhet që të hiqni dorë nga dashuria për to.
Ekzistojnë disa mënyra për të përballuar disi këtë situatë. Fillimisht është mirë të heqim kryesisht sipërfaqet e buta me aq mundësi sa na jepet sepse shkaktarët e alergjisë fshihen dhe mblidhen në sipërfaqet e buta dhe janë më të veshtira për t’u hequr. Për shembull zëvendësimi i qilimave me sipërfaqe prej druri ose në rast se nuk mund ti zëvendësoni, duhet bërë pastrimi i tyre me avull sa më shpesh që të jetë e mundur.
Në rast se alergjia është e rëndë, pastrimi mund të bëhet nga dikush tjetër.
Përdorimi i furçave rollers është shumë efikas dhe mund të gjënden në çdo dyqan serioz për kafshët shtëpiake.
Eshtë shumë e nevojshme që kafshët të kënë kufizim nga dhoma e gjumit ose në ato ambjente ku shpenzohet më shumë kohë.
Larja të paktën një herë në javë e kafshës i zvogëlon deri në 9o për qind faktorët e alergjisë.
Një rol të veçantë në këtë drejtim luan dhe ushqimi i kafshës, ai duhet të jetë me cilësi të lartë ushqyese për t’i mbajtur ata dhe lëkurën e tyre si nje pallto e shëndetshme. Dhe për ta bërë të shëndetshme dashurinë tuaj me të. Sepse thonë që dashuria me arsye është vërtet e mrekullueshme. Edhe kur konsumohet me një qënie të heshtur si kafsha shtëpiake.