Aleatët, Bashës: Reforma zgjedhore të drejtohet nga OSBE, jo nga PS- PD!

Pak pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, partitë opozitare janë ulur në një tryezë, ku kanë parashtruar disa kërkesa. Ata kanë kërkuar njëzëri që të përmbyllet reforma zgjedhore. Sipas opozitës së bashkuar kjo reformë duhej të udhëhiqej nga OSBE.

“Reforma duhet të udhëhiqet nga OSBE. Partitë e vjetra të mos kenë akses në administrim. Procesi duhet të menaxhohet nga një administratë zgjedhore shtetërore. Kodi i ri të garantoje futjen e teknologjisë në zgjedhje. Numërimi i votave të bëhet elektronikisht në qendrat e votimit. Reforma zgjedhore përmes një procesi gjithëpërfshirës. Kodi i ri të shpëtojë zgjedhjet nga monopolet e oligopolet e partive te vjetra”, thanë partitë opozitare.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU