“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” letër Metës: Kushtetuesja ka rënë, ke përgjegjësi vendimtare

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” i ka adresuar një tjetër letër presidentit Ilir Meta ku i kërkon të mos dekretojë ligjin e miratuar nga parlamenti për Teatrin Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i kësaj aleance thotë se presidenti ëhstë garanti i vetëm në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është shpërbërë.

“Kërkojmë kthimin e porjektligjit të miratuar nga Kuvendi me objekt realizimi i projektit urban dhe godinës së Teatrit Kombëtar. Si asnjë vend në botë Shqipëria gjendet pa Gjykatë Kushtetuese. Sikur të jetë ligji më i mirë, juridiksioni e kërkon të jetë i ankimueshëm. Zoti president, ju jeni garant i Kushtetutës por me çdo rast Kushtetutra ja ka lënë gjykimin Gjykatës Kushtetuese. Në kushtet kur nga kjo gjykatë nuk është e mundur përgjegjësia mbi ju është vendimtare”, deklaroi përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU