Albin Kurti sërish akuzon “Haradinaj”: Katër frikacakë nuk e bëjnë dot një trim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë por është sistem, pasi është i madh në nivelet e larta.Kurti tha se nuk mendon që korrupsioni në Kosovë është kulturë e shoqërisë, pasi raportet e ndryshe kanë dëshmuar se vetëm 10 përqind e qytetarëve paguajnë për shërbimet që iu bëhen.

“Korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë por është sistem, korrupsioni është i madh jo për shkak se është i përhapur por për shkak se është i lart në nivelet e larta dhe kjo është në përputhje me bindjen time që në Kosovë nuk kemi shumë hajni e vjedhje por kemi shumë plaçkitje e zhvatje se hajnia dhe vjedhja bëhet disi tinëz nga njerëzit e rëndomtë, ndërkaq plaçkitjet, madje plaçkitjet e armatosura sepse sistemi është armë, janë bërë nga njerëzit në sistem”, ka thënë ai.

Kurti shtoi se kryeprokurori Aleksander Lumezi më tepër i frikësohet ministrit të Drejtësisë, Abelar Tahiri, se sa ministri kryeprokurorit, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU