Albin Kurti: Qeveria e Shqipërisë qëndrim më të avancuar se Kosova me kritikat ndaj Serbisë

Për Albin Kurtin, ish kreun e “Vetëvendosjes”, Tirana zyrtare po mban një qëndrim më të avancuar se Prishtina për konfliktin Kosovë-Serbi.

Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama se nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen, duket se ka gjetur përkrahjen e “Vetëvendosjes”.

Sipas “rebelit” të politikës kosovare, kundër Serbisë reagimi duhet të jetë si komb.

“Qeveria e Shqipërisë po mban qëndrim më të avancuar duke kritikuar Serbinë dhe unë uroj që ky bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën dhe interesimi i Tiranës Zyrtare të rezultojë edhe në krijimin e institucioneve dhe mekanizmave të përbashkët me Republikën e Kosovës. Ndaj Serbisë duhet të jemi bashkë si një komb. Besoji që qeveria e Shqipërisë ka shansin të dëshmojë veten“, u shpreh Albin Kurti raporton Report TV.

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë lindin pas ndalimit në kufi të një treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” vizita dhe deklaratat e Ramës në Kosovë ngjallën reagime në Beogradin zyrtar. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU