Alarmojnë avokatët: Të burgosurit e Kumanovës dhunohen përditë, institucionet heshtin

Keqtrajtimet ndaj të akuzuarve në rastin Lagjja e Trimave, po vazhdojnë për më tepër se një vit. Avokatja  Artene Ademi thotë se gjatë transportimit nga burgu për një gjykatë, pjesëtarët e njësive speciale kanë keqtrajtuar për një orë të akuzuarit. Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës.

“Dje, më datë 4 tetor 2016, i akuzuari Enver Hoxha Kllaj, shtetas gjerman, nga një pjesëtar i policisë kapet për flokësh dhe nga pas me forcë i përplaset koka herë për kokën e të akuzuarit Musadik Pajaziti e herë për hermelinën.

Atij i shkaktohen lëndime edhe në pjesën abdominale edhe nën-abdominale, ai shahet me nënë dhe komb, fyhet, kërcënohet dhe përbuzet”, deklaroi avokatja Artene  Ademi.

 

Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti, e quan skandaloze faktin që Prokuroria publike nuk po merr parasysh dëshmitë për keqtrajtimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës.

“Është e pakuptimtë dhe e pa tolerueshme heshtja e prokurorisë në lidhje me denoncimet e avokatit të popullit për dhunë policore dhe për provat e grumbulluara  qofshin ato materiale dhe verbale , në anën tjetër poshtu është e pa tolerueshme heshtja dhe mos marrja e masave nga MPB-ja  në raste kur kemi dhune policore e të konstatuar nga avokati i popullit”, tha avokati i popullit Ixhet Memeti.

Nga burgu I Shutkës thonë se pas çdo seanca gjyqësore të burgosurit i nënshtrohen  një kontrolli mjekësorë dhe raporti i dorëzohet gjykatës. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të  Brendshme  vazhdon të deklarojë se këto raste po hetohen. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të mbahet nesër. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU