Alarmi nga kanceri i gjirit, 550 raste në vit, po preken moshat e reja

Kanceri i gjirit po prek moshat e reja në Shqipëri, ndryshe nga sa ndodhte më parë. Kjo sëmundje vdekjeprurëse po i prek gratë më shumë sesa tumoret e tjera.

“Në Shqipëri kanceri i gjirit po shtohet prej disa dekadash. Është kanceri më i shpeshtë tek gratë, në distancë të largët nga kancerët e tjerë. Ne e kemi pak më të lartë se në vendet e tjera të Mesdheut, por pak më të ulët se në vendet perëndimore”, deklaron Alban Ylli, shef i Departamentit të Sëmundjeve Kronike.

Çdo vit diagnostikohen 550 raste të reja dhe pothuajse 35% e tyre humbin jetën për shkak se sëmundja kapet në stade të avancuara.

“Megjithatë, në këtë drejtim raporti i vdekshmërisë me incidencën është i ngjashëm me atë të vendeve të tjera të Ballkanit. Në rreth 35 për qind të rasteve të reja të diagnositukuara vdesin, ndërkohë që në BE është 20 për qind”, thotë Ylli.

Eskpertë të ISHP rritjen e numrit të grave që preken nga kanceri i gjirt e lidhin si me rritjen e ndërgjegjësimit për të bërë kontrolle, ashtu edhe me uljen e lindshmërisë tek gratë.

“Ka edhe një prirje të përgjithshme të urbanizimit, apo dhe fuqizimit të femrave, lindja e më pak fëmijëve, mosushqyerja e tyre me qumësht gjiri dhe mbipesha, obeziteti janë disa nga shkaqet e rëndësishme që po çojnë drejt rritjes së kancerit të gjirit në Shqipëri”, shton Ylli për Top Channel.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU