Gazetarja Eglantina Nikollaj që merret me kronikën e zezë, thotë se vetëm në Vlorë ka plot 1600 persona me problem mendore, të cilët mund të kryejnë masakra si ajo e Ridvan Zykjas.
“Vetem ne rrethin e Vlores jane 1600 persona qe kurohen per probleme te shendetit mendor, te cilet policia e ka te pamundur t’i mbaje nen kontroll e vetme.
Per sa kohe shteti nuk funksionon dot zinxhir per kontrollin e kesaj kategorie, masakra te tjera na presin.
Ajo cfare duhet te beje urgjent policia eshte identifikimimi dhe lokalizimi e te gjithe personave qe perbejne rrezik.
T’u kontrollohen (jo vetem nje here) banesat per arme dhe te negociohet me familjaret e tyre per t’i dorezuar.
Armet e 97-es nuk mblidhen dot as me nje fushate e as me dy.
Me logjiken e thjeshte, deri me tani armet i kane dorezuar vetem te pergjegjshmit, ata qe dine cfare eshte ligji dhe shteti.
Te papergjegjshmit vijojne t’i mbajne te fshehura neper banesa.
Policia s’duhet te punoje me fushata sepse precedentet kane treguar se te gjitha ngjarjet jane produkt i ketij armatimi.
E ka per detyre te siguroje informacion me menyrat e saj dhe te identifikoje ne cdo fshat se cilet jane banoret qe mbajne arme.
E ka per detyre edhe ai kryeplaku (qe per ironi ketu zgjidhen kryepleq pijanecet me 4 vjet klase) te informoje policine kur dikush shtien me arme e terrorizon banoret.
Sa e sa te tjere si Ridvani jane ne Vlore e ne te gjithe vendin? Jane mina me sahat per jeten e gjithesecilit”, shkruan ajo.(TemA)