Alarm terrorist në Mynih, mbyllen për pak kohë stacionet hekurudhore

Pak përpara ndërrimit të viteve autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar për sulm të mundshëm terrorist në Mynih. Autoritetet morën informacione se sulmi parashikohej nga militantët të ISIS në dy stacionet hekurudhore në qytetin e Mynihut, të cilat u mbyllën dhe u evakuuan qytetarët.

Ministri i Brendshëm tha se sulmi parashikohej në stacionin kryesor hekurudhor në Pasing.

“Sulmet ishin parashikuar nga 7 militantë gjatë mbrëmjes së vitit të ri, ne kemi marrë masat dhe po hetojmë. Jam i kënaqur që nuk ka ndodhur asgjë e keqe deri më tani”, tha thënë ministri i brendshëm, Joachim Herrmann.

Ndërkaq, nga policia e Mynihut ka pasur komunikim të vazhdueshëm me qytetarët në Twitter.

Stacioni Pasing është rihapur dhe policia qetëson njerëzit: Ne jemi këtu, me sytë hapur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU