Alarm në zyrat elektorale të Klinton, gjendet pako me pluhur të bardhë

Selia e fushatës së Hillary Clinton në Brooklyn është evakuuar për shkak të zbulimit të një pluhur të bardhë të dyshimtë vendosur në një zarf.
Zarfi është dërguar të premten në adresën e zyrës së Clinton në Manhatan.
Në ato moment në zyrë ishin dy stazhierë, të cilët kanë pasur kontakt me pluhurin e bardhë, ndërkohë në total janë katër persona që po mbahen në kontroll për shkak të ekspozimit ndaj pluhurit.
Ende nuk është përcaktuar nëse substance me ngjyrë të bardhë është e rrezikshme, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për përcaktimin e llojit të lëndës dhe identifikimin e dërguesit të zarfit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU