Al-Deehani, sportisti i parë i pavarur me të artë olimpike

Fehaid Al-Deehani është shënuar në histori si sportisti i parë që ka fituar medalje të artë olimpike duke garuar si sportist i pavarur, shkruan Koha Ditore.

Qitësi nga Kuvajti ka mposhtur të mërkurën italianin Marco Innocenti në garën e shënjestrave lëvizëse, ku hidhen dy shënjestra përnjëherë.

Ai më parë kishte fituar të bronztën në “Sydney 2000” dhe po ashtu në “Londra 2012”. Al-Deehani 49-vjeçar, është një nga nëntë sportistët që po garojnë si Sportist të Pavarur Olimpik (IOA) në “Rio 2016′.

Rreshteri i ushtrisë është detyruar të garojë si neutral pasi Komitet Olimpik i Kuvajtit është pezulluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në sport.

Është hera e parë që një atlet i pavarur ka fituar medalje olimpike që nga “Barcelona 1992”, kur u fituan në shenjëtari një e argjendtë dhe dy të bronzta, citohet Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU