Akuzohet për përdhunim, Chris Brown arrestohet në Paris

Këngëtari Chris Brown është arrestuar në Paris për përdhunim. “Daily Mail” shkruan se ka qenë një 24 vjeçare, ajo që e ka akuzuar Brown për përdhunimin e saj gjatë darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez.

Dy zyrtarë të policisë u shprehen se Brown dhe dy persona të tjerë po ruhen në Paris, pak pas padisë.

Brown u ndalua të hënën dhe vazhdon të jetë akoma në paraburgim, ndërkohë policia po studion rastin.

Redaktori i revistës “Closer” raporton se gruaja e akuzon Brown që e ka përdhunuar në hotelin “Mandarin Oriental”.

Brown ka patur vazhdimisht probleme ligjore që pas sulmit në vitin 2009, ndaj ish-të dashurës Rihanna në SHBA.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU