Policia e Shkodrës ka ngritur sot akuzat për të arrestuarin e ditës së djeshme për vrajsen e 2 turistëve çekë.
Sipas Policis së Shkodrës, shtetasi Sokol Mjacaj do të akuzohet për veprën penale , « Vjedhje me armë me pasojë vdekjen ».
Gjithashtu Mjacaj do të akuzohet edhe për « Armbajtie pa leje ».
“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër , si dhe nga tërësia e provave të grumbullurara në vendgjarje, u bë e mudnur identifikimi i aurtorit të dyshuar të vrasjes.
Më datën 05.07 2015, mbi bazën e informaconeve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e autorit të dyshuar të vrasjes , si rezultat i një operacioni të mirorganizuar i cili ka zgjatur rreth tre orë, ku morën pjesë efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër , në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit , Forcave RENEA, FNSH , në vëndin e quajtur Grudë e Re, në Shkodër, në një banesë dy katëshe u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të dyshuar si autor i vrasjes së dy turistëve Çekë dhe konkretisht shtetasit : Sokol Mjacaj, 20 vjeç, banues në fshatin Lotaj-Shalë, në Shkodër i dënuar më parë . Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vrasjes ishte qëllimi për t’i vjedhur .
Ky shtetas ka qënë i denuar më parë për veprat penale “Vjedhje me dhune me pasoje vdekjen kryer ne bashkepunim dhe per vepren penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga nenet 141 e 278/5 te Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale , « Vjedhje me armë me pasojë vdekjen », « Armbajtie pa leje ».”, shkruhet në njoftimin e policisë.