“Akuzat e PD për tekstet falas, teori të bazuara në të pavërteta”

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Linidta Nikolla i është përgjigjur akuzave të opozitës, përsa i përket reformës së shpërndarjes së librave falas për nxënësit nga klasa e parë deri në atë të katërt.

Gjatë një interviste, Nikolla theksoi se nuk dëshiron që të bëhet pjesë e lojës së fjalëve të opozitës dhe baltës së saj, duke theksuar se i takon kësaj të fundit të zgjedhë se si do të bëjë opozitë.”Nuk dua të futem në lojën e fjalëve dhe baltën e opozitës, pasi është në të drejtën e saj të zgjedhë të bëjë opozitë. Të jesh në opozitë është nënkuptuar që vetëm duhet të ngresh teori balte të bazuara në të pavërteta.”

Nikolla sqaroi edhe njëherë se “këto janë tekste për të cilat prindërit nuk do të paguajnë. Fakti që ne implementojmë nga klasa e I në IV është edhe një mundësi sesi do të ecë ky proces. Po ashtu këtë vit nuk fusim klasën e pestë, pasi është vitit i fundit që punon me kurrikulën e vjetër”.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU