Akuzat e Gjergj Lekës për këngëtaret, Kozma Dushi: Do ketë pirë ndonjë gotë
Edhe këngëtari Kozma Dushin është përfshirë në vorbullën e debatit pas akuzave kantautorit Gjergj Leka për këngëtaret. Në një intervistë për mediat ai ka thënë se me shumë gjasë kantautori mund të ketë kthyer një gotë atë ditë, fundja kështu bëjnë artistët në të gjithë botën, sipas tij.
Por nëse ka qenë esëll, patjetër ka bërë gabim… “Mua më vjen shumë keq. Për Gjergj Lekën kam respekt. Është muzikant i formuar, i kompletuar, me një vesh absolut. Me sa e njoh unë, është djalë shumë i mirë dhe me zemër shumë të madhe. Por çuditem si e bëri atë debat me këngëtaret e brezit tim. Nuk e di, ndoshta Gjergji ka qenë i pirë, aludoj unë. Se njerëz jemi, sidomos ne artistët edhe e pimë ndonjë gotë më shumë, kudo në botë kështu janë artistët” thotë ai.
“Nëse ato fjalë i ka thënë esëll, për mendimin tim ka bërë gabim që është marrë me këngëtaret e brezit të asaj kohe”. Kur e pyet për koleget e tij, Simaku, Theodhori, Zela etj., këngëtari thotë vetëm fjalë të mira.
Redaksia Java News/ f.g