Akuza për trafik droge, arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS

Një nga biznesmenët më të njohur në Elbasan është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Nga sa mësohet, fjala është për Edmond Stafën, pronar i hotel bar restorant Skampinit, një nga hotelet më të njohur në Elbasan, i cili ndodhet në zonën e Kalasë.

51-vjeçari, Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialist në Elbasan, Bukurosh Stafës, i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet, ndërsa mësohet se ai është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

 Ndërkohë mësohet se biznesmeni Edmond Stafa është i dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali. Dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi. /tema/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU