Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur sot se reforma e plotë zgjedhore është ndryshimi i ligjit të partive.
Gjatë një forumi të Shoqërisë Civile, bashkë kryetari socialist i Reformës zgjedhore është shprehur se pavarësisht se jemi në prag zgjedhjes, ka gati mbi 100 parti.
Rreth 20 prej tyre duhet të ishin ç’regjistruar pasi kryetarët e tyre kanë vdekur ose nuk kanë bërë asnjë ndryshim. Balla shprehet gjithashtu se ky problem nuk ekziston vetëm te partitë e vogla.
Edhe Partia Demokratike, forca politike e dyta më e madhe në Shqipëri, tha Balla, rezulton ende e regjistruar në emër të Berishës si kryetar. /b.d