Akuza: Babai i Zëdhënësit të VV-së dha lejen për ndërtimin e Kishës në qendër

Hamdi Vraniqi dha lejen për ndërtimin e Kishës Serbe në Oborrin e Universitetit të Prishtinës. I ndjeri është babai i Zëdhënësit aktual të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit, i cili për shumë vite ishte edhe Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo parti ka kërkuar disa herë të rrëzohet kjo kishë e ndërtuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Mirëpo, për ironi, leja për ndërtimin e saj është dhënë nga një shqiptar, për më tepër nga babai i një prej zyrtarëve më të lartë të Vetëvendosjes.

Një ditë më parë, Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi shokoi opinionin me një status në Facebook, ku deklaroi se “Kosova si shtet i pavarur nuk ka gjasa të mbijetojë” – një argument ky i zakonshëm i kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.

Në fakt, Vraniqi nuk është i largët me regjimin që ka kundërshtuar përpjekjet shekullore të shqiptarëve të Kosovës – nëse rrëmohet në biografinë familjare të tij.

Erzen Vraniqi është djali i Hamdi Vraniqit, ish-profesor universitar. Hamdiu mbahet mend si një prej shqiptarëve të vetëm që vazhduan të punojnë edhe pas instalimit të masave të dhunshme.

Por, jo vetëm kaq.

Hamdi Vranqi, siç del nga një deklaratë e igumenit Sava Janjiq dhënë me 3 tetor 2015 për Radion Europa e Lirë, është personi që ka dhënë lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Për kishën e cila ende qëndron e papërfunduar në oborrin e UP’së, Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e secilës është edhe djali i Hamdi Vraniqit, që në 1990 u pajtua të ndërtohet, vazhdimisht ka kërkuar rrënimin e saj.

Madje, edhe kryetari i Kryeqytetit Shpend Ahmeti – që vjen nga e njëjta parti, kishte premtuar se do ta realizonte rrënimin e saj. Vartës i këtij të fundit, që nga ardhja në pushtet qëndron Erzen Vraniqi, si zëdhënës në Komunën e kryeqytetit, citohet Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU