Anëtari i Keshillit Kombetar të PD, aktori i humorit Juljan Deda, ka reaguar lidhur me protestën e thirur nga opozita në 27 Janar.
Ai rendit arsyet se pse shqiptarët duhet t’i bashkohen protestës por pa harruar të listojë edhe të kundërtën, disa arsye për të mos protestuar. Bie në sy se ai shkruan mes arsyeve për të nmos protestuar ruajtjen e karriges së Bashës.
Postimi i plote i Julian Dedes ne rrjetin social:
Per 27 Janarin….!
Nese nuk ke asnje arsye per te protestuar, mos dil. Nese ke shume te tilla, dil ne proteste.
Nese ke me shume lek ne xhep, mos dil. Nese nuk ja del te mbyllesh muajin, dil.
Nese paguan me pak taksa, mos dil. Nese paguan me shume, dil.
Nese s’te behet vone per çmimin e rritur te uje/drita, mos dil.
Nese ia heq gojes se kalamajve per te paguar faturat, dil dhe bertit fort.
Nese te pelqen aroma e hashashit, mos dil.
Nese te shqeteson droga si fenomen sepse mund te ndikoje direkt tek femijet e tu, dil.
Nese ndjehesh i trajtuar mire, mos dil. Nese je i neperkembur dhe i pa begenisur, dil.
P.s. Per karrigen e Lul Bashes, apo te ndonje politikani tjeter mos e bej, as une s’dal per kete, sepse kemi kohe, karrigia e Lulit diskutohet ne 2021-shin.
/a.m.