Aktori me famë botërore: Djali im është gej, kam frikë…

Robert De Niro është  shfaqur si një baba i shqetësuar në intervistën e dhënë së fundmi për “The Guardian”, në të cilën është shprehur me frikë për fatin e një nga djemve të tij. Shqetësimi i aktorit hollivudian vjen nga klima jotolerante e frymëzuar nga politikat e qeverisë Trump (aktori e cilësoi presidentin amerikan, një racist të vërtetë i supremacisë së bardhë).

“ Kur shikon sesi Trump u bë President, mendon “mirë, ok, të shohim si do ta bëjë, mbase ndryshon’, por në fakt shikon që vetëm është përkeqësuar. Besoj se ka treguar që është një racist i vërtetë”, tha ai.

Më vonë rrëfeu shqetësimin për jotolerancën që qarkullon në Amerikë, si shkak i ideve dhe bindjeve të presidentit amerikan.

“Jam shumë i shqetësuar, një nga djemtë e mi është gey dhe kam frikë se do trajtohet jo mirë”, u shpreh aktori.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU