Aktori i njohu Ben Affleck skllav i alkoolit, për here të tretë në rehabilitim

28/05/2008 PA File Photo of director Ben Affleck during a photocall for 'Gone Baby Gone', at the Mandarin Oriental hotel in west London. See PA Feature SHOWBIZ Insider. Picture credit should read: Yui Mok/PA Photos. WARNING: This picture must only be used to accompany PA Feature SHOWBIZ Insider.

Aktori i njohur nuk heq dorë nga alkooli. Në gjendje mjaft të rënduar si shëndetësore ashtu edhe psikologjike, Ben Affleck ka përfunduar për herë të tretë në një qendër rehabilitimi. Në foto e publikuara nga TMZ, shihet se është ish-gruaja e tij, Jennifer Garner ajo që e ka shoqëruar për në klinikë.

Ajo është shprehur se pavarësisht lidhjeve të tij me modele të ndryshme pas ndarjes së tyre, nuk do të heqë dorë prej tij deri sa ta shohë esëll. Ish-gruaja e tij dëshiron që ai të mund të kujdeset për tre fëmijët e tij, Violet, Seprahina dhe Samuel.

“Ai e dinte se kishte nevojë për ndihmë,”- tha për revistën People një burim i afërt i familjes kur pasditen e djeshme në shtëpinë e Affleck mbërriti Garner e cila e bindi që të shtrohej në rehabilitim.

Ben kohët e fudnit ishte ndarë nga Lindsay Shookus dhe që prej ditëlindjes së fundit po frekuentohej me modelen e Playboy, 22 vjeçaren Shauna Sexton.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU