Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia

Nga Artan Fuga / Facebook

Sepse teatri është i aktorëve, regjizorëve, pedagogëve, skenografëve, dramaturgeve, grimierëve, drejtorit, shefit të llogarisë, kujt të doni, edhe i pensionistëve, ish oficerëve, policëve, gazetarëve, pushtetarëve, por në radhë të parë yni, spektatorëve, pra qytetarëve.

Ne jemi pronarët, ata janë përdoruesit. Por, ata janë artistët, ne adhuruesit e tyre!

Kanë të drejtë aktorët të negociojnë për ta ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar atë. Më shumë se të drejtë e kanëe si detyrë e obligim moral.

Si do të dalin nesër në skenë si personazhe me karakter, kur të gjithë do ta dinë se në jetën reale ata do të ishin sa qullashë e bythpambuksa,
që nga frika se mos nuk u japin ndonjë rol figuranti
në ndonjë shfaqje ku bëhet gloria e ndonjë nëpunësi hajdut
janë gati ta hanë turpin me bukë!

Të mos mbrojnë e zhvillojnë vlerën që kombi u ka besuar!?

Flas për ndërtesën por edhe për teatrin si art.

Por, në negociata, shekujt e gjuhës shqip të folur, u japin vetëm mandatin e të qenurit dakord për të mos ta prishur atë monument kulture, po aq i vyer sa monumenti Nëna Shqipëri,

dhe nuk kanë asnjë mandat për t’u bërë ballabanë e për të negociuar prishjen me turp të tij

Sepse në këtë rast fantazmat hamletiane nuk do t’u ndahen gjithë jetën.

“Ju më latë të më vrisnin!
Prandaj ju rrita!
Plangprishës”!

Unë jam dakord këtu me të gjitha fjalët që ka thënë dje aktori, regjizori, pedagogu z. Arben Derhemi. E falenderoj!

Asnjë fjalë nuk u heq atyre dhe më mirë sesa ai dhe me atë logjikë tonaliteti, nuk do ta kisha bërë dot.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU