Aksioni i policisë ku u kapen 1 ton drogë në Vlorë u dekonspirua, trafikantët u njoftuan

Operacioni i policisë, ku u sekuestruan mbi 1 ton kanabis në një banesë vetëm 30 metra larg nga Porti i Vlorës, është dekonspiruar. Burime për GSh.al thanë se 3 personat përgjegjës për drogën, që janë shpallur në kërkim, janë njoftuar për operacionin e policisë dhe kanë mundur të largohen.

Duket se policia i mbante në vëzhgim 3 personat prej dy javësh. Madje, skafi me të cilin do të transportohej droga ka qenë dy herë në breg, të premten në Zvërnec dhe të shtunën pranë Lungomares. Por pavarësisht kësaj, trafikantët e kanabisit janë lajmëruar për aksionin e policisë dhe kanë mundur të largohen.

Përpos 1030 kilogramëve kanabis, në banesëne tyre u gjetën edhe 6 armë zjarri, 3 Kallashnikov dhe 3 pistoleta.

Në momentin që ka ndërhyrë Policia të tre personat G.S, A.I, J.S, janë larguar me shpejtësi me një gomone.

Në ndjekie të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, ku ende vijon kontrolli në det për kapjen e tyre.

“Shtetasit G.S, A.I, J.S janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tre shtetasve, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU