Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi është zhvilluar në ambientet e selisë së PD dhe ka zgjatuar për rreth 1 orë. Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Në fokus të takimit ka qene seanca parlamentare e së enjtes, ku liderët e opozitës kanë koordininuar qëndrimin e tyre.
Takimi mes Bashes dhe Kryemadhit u zhvillua para mbledhjes së grupit të PD, i planifikuar për në orën 13:00.
a.ç