Aksioni në bregdet jep efektet, 58 % më shumë biznese të regjistruara

Numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike është rritur me 58%. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, efekti i shtimit të ndërmarrjeve që janë regjistruar vjen si rezultat i kontrolleve të shtuara në zonat bregdetare. Në total janë regjistruar 1531 më shumë biznese se një vit më parë shkruan Klan.

Rritja më e lartë e bizneseve të regjistruara ishte në Sarandë, e pasuar nga Lezha dhe Vlora.

Vetëm gjatë dy muajve të fundit, Tatimet kanë vjelë afro gjysëm milion Dollarë detyrime të prapambetura nga bizneset e këtyre zonave./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU