Aksidentoi fëmijën e mitur, vihet në pranga 21-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri, pasi ditën e mërkurë ka aksidentuar një të mitur.

Grisild Lleshaj 21 vjeç,  banues në Mamurras është arrestuar, pasi në aksin rrugor Sukth-Maminas, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale S.M. 7 vjeçe, banuese në Shijak, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU