Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, humbasin jetën babë e bir

Dy shqiptarë kanë humbur jetën nga një aksident rrugor në Ontario. Viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshortja dhe vajza.

Bashkëshortja Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital, ndërsa raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Makina ku po udhëtonte familja shqiptare me katër anëtarë u përplas me një tjetër makinë.

Në makinën tjetër po udhëtonin 5 persona, nga të cilët 2 humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën. Kryefamiljari Fatos Metko punonte si kuzhinier prej disa vitesh në Kanada.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU