Aksidentohet 18-vjeçari në Pukë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

PUKE- Një aksident ka ndodhur në fshatin Dedaj të Pukës gjatë ditës së sotme, ndërsa një makinë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur A.Mehmeti, 18 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pukës.

Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 18-vjecari pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Forca policie vijojnë hetimet.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU