Aksidentohen 3 adoleshentë shqiptarë në Itali, njëri humb jetën (FOTO&VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Tre adoleshentë shqiptarë që udhëtonin me një automjet tip “Golf” në Itali janë aksidentuar si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Bëhet e ditur se njëri prej tyre ka humbur jetë. Ende nuk dihen identitetet, por policia italiane thotë se i riu që ka humbur jetën është 17 vjeç. Dy të tjerët janë plagosur dhe janë të moshave 20 dhe 19 vjeç.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Rivergaro të Piaçencës.
Mësohet se automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe teksa kthehej nga një party. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë./c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU