Aksidenti i autobusit me turistë, policia: Nuk ka të lënduar!

Policia e Librazhdit reagoi në lidhje me autobusin e aksidentuar një ditë më parë.
Sipas tyre në vendin e quajtur Shkalla e Lunikut, një autobus me targa AA 609 TF, me drejtues shtetasin S.H, 48 vjeç, banues në Tiranë, si pasojë e humbjes së vëmendjes së drejtuesit të automjetit, ka dalë nga rruga .

Si pasojë e daljes nga rruga nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi autobuzi në momentin e daljes nga rruga ishte pa pasagjer, sipas deklarimeve të drejtuesit të autobusit.

“Drejtuesi i autobusit mbrëmjen e djeshme, por as paraditen e sotme nuk ka njoftuar Policinë, pasi sipas deklarimit te tij , dalja nga rruga ishte pa pasoja dhe aksidentale.

Sot nga shërbimet e Policisë Rrugore, drejtuesi i autobusit është ndëshkuar me masë administrative , për mos njoftim të organeve të Policisë për aksidentin, Humbjen e kontrollit të mjetit gjatë drejtimit, si dhe largim nga vendi i aksidentit me dëme materiale, pasi drejtuesi i autobusit , paraditen e sotme e kishte nxjerrë dhe kishte vijuar lëvizjen në drejtim të Librazhdit”, njofton policia.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU