Aksidentet, ARRSH nuk ndërhyn në kryeqëzimin e vdekjes në Blinisht

Aksidentet në kryqëzimin e Blinishtit përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër janë paralajmëruar që në shkurt të këtij viti.

Sot numërohen 10 viktima e dhjetëra të plagosur, por kjo nuk ka mjaftuar që Autoriteti Rrugor Shqiptar të ndërhyjë.

Dy viktimat e aksidentit të së enjtes nga përplasja e dy mjeteve vetëm sa rëndojnë bilancin në këtë kryqëzim kaq të rrezikshëm.

Banorët e zonës kishin kërkuar të ndërhyhej dhe gjithçka pas vendosjes së mbrojtësve anësore të rrugës në këtë kryqëzim.

Administratori i Blinishtit thotë se i ka dërguar një shkresë që prej muajit shkurt Autoritetit Rrugor, duke e paralajmëruar për atë çfarë do ndodhte, por ky institucion ka heshtur.

“I kemi bërë kërkesë ARRSH-së për sinjalistikën dhe mbajtëset anësore të rrugës. Lidhur me zgjerim e kryqëzimit nuk kemi marrë përgjigje, për sinjalistikën po.

Kjo rrugë do të jetë shkak gjithmonë me aksidentet me pasojë vdekje”, deklaroi Sokol Luku, administrator i Blinishtit.

Kryqëzimi i Blinishtit do të vijojë të marrë jetë njerëzish, pasi dalja në superstradë është mjaft e rrezikshme.

shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU