Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje dy gra

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku raportohet se dy gra, vjehrrë dhe nuse, kanë mbetur të vdekura.

Sipas informacioneve të policisë, një automjet tip “BMW” me targa AA 835 BD ka shtypur për vdekje dy grate teksa po ecnin në rrugë, në lagjen nr. 17/1.

Policia thotë se viktimat janë 56-vjeçarja me iniciale B.C. dhe 38-vjeçarja me iniciale S.C.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin tragjik

Informacioni paraprak i Policisë së Durrësit:

Pak minuta më parë në lagjen nr. 17/1 në Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetase këmbësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Javanews/a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU