Aksident te “Xhamlliku”, makina hyn brenda në dyqan

Një aksident ka ndodhur në kryeqytet pak minuta më në zonën e njohur si “Xhamlliku”.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “hyrë” brenda një dyqani lulesh.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga aksidenti. Drejtuesi i mjetit i tipit “Mercedes Benz” nuk ka pësuar dëmtime nga përplasja me dyqanin.

Janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. /b.f

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU