Makina del nga rruga, humbet jetën 26-vjeçari në Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Fier pasditen e së martës. Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet J.I. i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Aksidenti fatal ka ndodhur në afërsi të fshatit Baltëz ku mjeti ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen e mënjehershme shoferit 26-vjeçar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht raportohet se 26-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

Njoftimi:

Në datën 26.12.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Baltëz, shtetasi J.I, 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targe AA 045 PU ka humbur kontrollin dhe ka goditur betonin e mbikalimit të autostradës,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU