Aksident në Lushnje, drejtuesi i kamionit përfundon në spital

Një aksident ku janë përplasur dy mjeteve të renda ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Lushnje- Berat, në njësinë administrative “Fiershegan”.

Të dy mjetet e transporti janë përplasur në qendër të fshatit, një mjet për transport gazi dhe një kamion.

Mjeti pa gaz në depozitë, me targa shqiptare AA670 UJ pa ngarkesë dhe mjeti maune me targa bullgare CABX 8337 dhe rimorkio C 0484 EK.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti i dëmtuar drejtuesin bullgar.

Sipas policisë mjeti që vinte nga drejtimi i Beratit ka qenë me shpejtësi dhe ka sjellë përplasjen e dy makinave. Nga përplasja fatmirësisht nuk ka patur viktima.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU