Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në Lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.
Mësohet se një 61-vjeçar me iniciale I.Sh, duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë me targa AA575 GB është përplasur me mjetin motor me targa AP 200.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit D.M, 27 vjeç banues në Elbasan.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariat për veprime të mëtejshme./b.d