Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, plagosën turistët polakë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete. Nga përplasja mes tyre një autoveturë është përmbysur, ndërsa tre të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Nga aksidenti tre persona kanë marrë plagë të rënda, kurse dy të tjerë dëmtime të lehta. Mesohet se të plagosurit janë shtetas polakë. Ata janë transportuar me urgjencë me autoambulanca në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit.

Të plagosurit janë nën mbikqyrjen e ekipit mjekësor të Spitalit të Elbasanit.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak  është bërë ngushtimi i rrugës në zonën ku ka ndodhur rrëshkitja e masivit shkëmbor në fillim të këtij viti.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU