Aksident i rëndë në Kukës, ndërron jetë një 6-vjeçare

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur gjatë pasdites në aksin rrugor Krumë-Qafë Prush, qarku Kukës.

Viktimë ka mbetur një vajzë 6-vjeçare e cila udhëtonte me familjen.

Policia raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur mes tyre.

Sipas uniformave blu, automjeti i drejtuar nga 42-vjeçari me inicialet H.F., është përplasur me një tjetër veturë dhe për pasojë ka humbur jetën vajza e tij me inicialet M.F.

Automjeti tjetër drejtohej nga 53-vjeçari me inicialet T.K. nga Kosova.

Nuk dihet gjendja e personave të tjerë të përfshirë në aksident.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU