Aksident i rëndë në Kosovë, të paktën 6 të plagosur

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e gjashtë personave ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Grejkoc, në Suharekë të Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy shoferët dhe katër pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Fatmirësisht përplasja nuk ka qenë e fortë dhe të plagosurit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU