Aksident i rëndë në Berat, plagosen 5 persona

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drentues shtetasin B.T, 53 vjeç .

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit..

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU