Aksident ajror në Libi, rrëzohet avioni me zyrtarë të BE-së, 5 të vdekur

Një avion i vogël me zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së, Frontex në bord është rrëzuar menjëherë pasi ishte ngritur në ajër nga Malta. Të paktën 5 persona raportohet të kenë humbur jetën por dyshohet se numri është më i madh.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit, ndërsa ishte nisur nga Malta për në Misrata të Libisë. Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për të mbijetuar, derisa aeroplani i rrëzuar i tipit Metroliner, besohet se mund të transportonte deri në 10 persona.

Sipas Times of Malta”, aeroplani ishte marrë me qira nga Luksemburgu për tu shfrytëzuar nga zyrtarë të Frontex-it, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion rreth nacionalitetit të viktimave.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU