Katër anëtarë i kërkojnë largimin, kreu i AMA: Deklarata, jokorrekte!

Katër anëtarë të AMA-s kanë kërkuar shkakrimin e kreut të këtij institucioni Gentian Sala, pas situatës së krijuar me fikjen e sinjalit analogë për transmetuesit televizivë.

Ata i janë drejtuar Komisionit Kuvendor të Mediave me një letër ku kërkojnë nisjen e procedurave për shkarkimin e Salës.

Bëhet fjalë për anëtarët Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.

Në mbledhjen e AMA-s ka pasur debate të ashpra mes këtyre anëtarëve dhe kreut të Autoritetit.

Në argumentin e tyre ku kërkojnë shkakrimin e Salës, anëtarët e AMA-s pretendojnë se kryetari Sala nuk është konsultuar me bordin e institucionit për fikjen e sinjalit analog në Tiranë e Durrës dy ditë më parë.

Sipas tyre, vendimi për fikjen e sinjalit analog sjell cënimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim.

Por nga ana tjetër, kreu i AMA-s deklaroi për News24 se deklarata nuk është korrekte.

“Në bord folën për shkeljen e të drejtës kushtetuese, por argumenti për mungesë informimi nuk është korrekt” – tha ai.

Sipas Salajt, kthimi i sinjalit erdhi pas ankesave të qytetarëve dhe radhëve të gjata që u shkaktuan në dyqanet e tregtimit të dekoderave.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU